“Isha 99% i Vllaznisë”, befason braziliani Xhekson: Ja pse erdha në Durrës

20/01/2021 - 12:46

Xhekson Ferreira ka qenë një përforcimi i papritur për Teutën, për vetë mënyrën se si ndodhi. Këtë gjë e ka pohuar edhe vetë mbrojtësi brazilian. Xhekson tregon arsyen pse zgjodhi Teutën duke treguar edhe një prapaskenë merkatoje, pasi ishte shumë pranë firmës me Vllazninë.

Jeni rikthyer sërish në Shqipëri, pse zgjodhët Teutën?

Vendosa të jem pjesë e Teutës, pasi është një klub i organizuar mirë, si dhe gjithmonë lufton për objektiva madhorë dhe renditet në vendet e para. Arsyeja tjetër është se Teuta ka lojtarë dhe trajnerë shumë të mirë dhe gjithashtu Durrësi është një qytet i mrekullueshëm.

Cili ishte personi që ju mbushi mendjen të firmosni në Durrës?

E vërteta është se unë me 99% isha lojtar i Vllaznisë, por në momentin e fundit vendosa të vija në Durrës, pasi asnjë klub tjetër në Shqipëri nuk është kaq shumë i organizuar sa Teuta. Gjithashtu, këtu gjej edhe disa lojtarë me të cilët kam luajtur më përpara si, Albano Aleksi, Rustem Hoxha, Dejvi Bregu dhe Sebino Plaku. Pastaj edhe trajneri ka dashur që unë të vij këtu. Të gjitha këto bënë që unë të jem i Teutës.

Sa informacion keni për Superioren e këtij sezoni dhe a mendoni se Teuta mund ta fitojë titullin kampion?

Kampionati shqiptar ka një tjetër nivel tani, është më mirë se përpara. Sa i përket Teutës, unë mendoj se ajo mund ta arrijë qëllimin, fitimin e titullit kampion.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

 Skuadra kineze e Jiangsu FC, e cila fitoi titullin në muajin nëntor, nuk do të jetë më pjesë e elitës së futbollit kinez.

Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare ish-futbollisti i njohur dhe trajneri kroat, Zlatko Kranjçar.

Në ndeshjen PSV-Ajaks e cila përfundoi me shifat e barabarta 1-1, gati sa nuk plasi konflikti në minutat e fundit të ndeshjes.

Teuta barazoi 2-2 me Kukësin në “Niko Dovana”. Vendasit kaluan dy herë në avantazh, duke u barazuar nga verilindorët.

Çfarë nuk u pa në TV në sfidën Teuta-Kukësi të luajtur në stadiumin “Niko Dovana”:

Nuk ka fitues në super sfidën e kësaj fundjave në Premier League mes Manchester United dhe Chelsea.

Inter arriti një tjetër fitore në Serie A, duke forcuar pozitat në krye të renditjes.

Pavarësisht se aventura me Tiranën ka përfunduar, Emanuel Egbo vazhdon të shijojë suksesin e arritur sezonin e shkuar, kur u shpall kampi

Në dhjetor të vitit të kaluar u regjistrua një ngjarje e pakëndshme në ndeshjen mes dy skuadrave italiane në Serinë D, Trento dhe San Xho

Kampionati italian po bëhet gjithmonë e më i vështirë dhe i luftuar, dhe Milanin e pret një tjetër test i rëndësishëm nesër në mbrëmje (2