Pas Flamengos edhe Fiorentina mendon seriozisht për Mario Balotellin.

Brazilianët duket se ishin skuadra më shumë e interesuar për të marrë shërbimet e ish-sulmuesit të Interit, Milanit apo Manchester City-t, por së fundmi edhe drejtuesit e klubit vjollcë po mendojnë seriozisht t’i bëjnë një ofertë 29-vjeçarit.

Balotelli luajti 6 muajt e sezonit të fundit me Marseille, pas transferimit nga Nice, ndërkohë që aktualisht është pa skuadër pasi i mbaroi kontrata që kishte me francezët.

Për sulmuesin kanë bërë sondazhe edhe klube të tjera, por Flamengo dhe së fundmi Fiorentina kanë shprehur interes konkret për të.