Luftëtari surprizon Teutën në Durrës. Një perlë e Gresild Likës në fund ka bërë që durrsakëve t’u ikë fitorja nga duart në fushën e tyre.

Deri në ato minuta, durrsakët po kryesonin falë golit të Idelino Gomes Kulibali, ndërsa gjirokastritët u kanë prishur punë, ndonëse duhen përgëzuar për respektimin e garës që janë duke bërë.

Durrsakët me këtë barazim, i prishin punë vetës, pasi i largohen edhe më shumë zonës së Europës, ndërsa për ta ekzistojnë shpresat që të paktën të kapin vendin e tetë në tabelën e renditjes, ndonëse janë shumë larg…

Rezultati: Teuta-Luftëtari 1-1

Goli: Idelino Gomez 15’/ Lika 89′