Momente paniku në ishullin grek të Mikonos, ku është duke kaluar pushimet “ylli” i Totenhemit, Dele Ali, së bashku me të dashurën e tij seksi, Rubi Mae.

Futbollisti anglez ka humbur ndjenjat për shkak të vapës. Kjo situatë e krijuar ka alarmuar tej masa të dashurën e mesfushorit, e cila ka lajmëruar menjëherë 2 burra për ta ndihmuar.

Këta të fundit kanë arritur të sjellin në vete futbollistin e Totenhemit, teksa e kanë shoqëruar më pas drejt rezidencës së tij. Ky moment nuk iu ka shpëtuar paparacëve, të cilët kanë arritur të shkrepin disa foto nga ajo që ndodhi në Mikonos.