Ringritja e Teutës, mbrojtja siguri, tashmë vijnë dhe golat

Postuar: 16/04/2018 - 14:03

U konsiderua një takim vendimtar për mbijetesën dhe Teuta me cinizimin  e duhur arriti të triumfonte përballë Vllaznisë duke i dhënë një goditje “knock-downi” shkodranëve. Durrsakët nuk zhvilluan ndoshta ndeshjen më të mirë të sezonit, por në këtë pikë të kampionatit kjo nuk ka edhe aq rëndësi, vlerë kanë vetëm pikët dhe asgjë tjetër.

Fytyra e Teutës ka ndryshuar shumë, sidomos në 3 javët e fundit. “Djemtë e Detit” deri në përpara sfidës me Laçin kishin pësuar 42 gola duke qënë mbrojtja e dytë më e dobët, nga ai çast iu vendos një bllokadë kuadratit, 0 gola të pësuar dhe një sistem difensiv për notën 10.

Në një takim ku ngarkesa emocionale ishte në dozat maksimale, Teuta ia doli të mos e lejonte thuajse asnjë moment Vllazninë të rrezikonte seriozisht portën e Moçkës, natyrisht u ndihmua edhe nga apatia e kuqebluve që u paraqitën të mpirë në një takim ku duhet të jepnin maksimumin.

Begeja për herë të parë në këtë sezon mund të qëndrojë më i qetë dhe jo më me frikën që çdo aksion në zonën e Teutës mund të përfundojë në rrjetë. Problemi kryesor i kësaj skuadre mbetet finalizimi i sulmuesve, megjithatë për momentin edhe këtë hall e kanë zgjidhur mbrojtësit, 2 fitore në 3 ndeshjet e fundit, 3 gola të shënuar dhe të 3 nga futbollistë që detyrë primare kanë të mos lejojnë të tjerët të realizojnë.

Shkalla me Laçin dhe Hrkaç e Hakaj kundër Vllaznisë kryen edhe rolin e goleadorit. Dikush mund ta quajë edhe “handikap”, por nuk ka fjalë më të drejta se ato të tajnerit Begeja pas fitores me Vllazninë. "Për mua mund të shënojë sërish edhe Moçka, mjafton të marrim pikët".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dy vjet më parë autoritetet zvicerane i mohuan manjatit rus, Roman Abramovich, të drejtën e rezidencës në fshatin alpin të Verbier.

Teuta kërkon me patjetër të ringrihet, ndaj po përpiqet që të “arkivojë” një orë e më parë humbjet me Kukësin dhe Luftëtarin.

   Skuadra italiane Vicenza Virtus është vënë në qendër të kritikave pasi zëvendësoi djemtë që kapin topat pas porte me adoleshente gjysm

   Skena të frikshme u kapën nga kamerat amatore në Meksikë para ndeshjes derbi mes Tigres dhe Monterrey, ku një tifoz mbeti thuajse i vd

Interi do të ketë një mungesë të rëndësishme në sfidën ndaj Fiorentinës, pikërisht trajnerin Luciano Spalletti i cili nuk do t’i përcjell

Zbulohen votat e trajnerit dhe kapitenit të Shipërisë për çmimet “The Best” të FIFA-s.

Ish-trajneri i Shqipërisë Gianni De biasi ka udhëtuar drejt Armenisë ditët e fundit me qëllimin për të biseduar me presidentin e Federatë

Ish-trajneri i Shqipërisë Gianni De biasi ka udhëtuar drejt Armenisë ditët e fundit me qëllimin për të biseduar me presidentin e Federatë

Tri ndeshje në katër ditë rezervon kalendari për durrsakët, të cilët e nisin pikërisht të mërkurën për Kupë me Turbinën, më pas të shtunë