Zidane: Nuk mund të fitosh gjithmonë duke luajtur bukur, Maradona një idhull!

26/11/2020 - 14:33

I lumtur për suksesin që skuadra e tij arriti në transfertën e San Siros ndaj Interit, trajneri i Realit të Madridit Zinedine Zidane në konferencën për shtyp pas ndeshjes shkëputi një mendim edhe për ndarjen e parakohëshme nga jeta të legjendës Diego Armando Maradona, ndërsa komentoi edhe paraqitjen e Los Blancos ndaj zikaltërve.

“Ishte ndeshje e rëndësishme, e përgatitëm mirë. E dinim se do të ishte e vështirë, por kemi luajtur me karakter dhe kemi pasur qasjen e duhur në fushë. Jam i lumtur për lojtarët sepse ata shpesh kritikohen kur paraqitjet tona nuk janë të shkëlqyera. Nuk mund të fitosh gjithmonë në futboll, e rëndësishme është të japësh gjithçka ke çdo herë dhe kjo është ajo që bëmë. Duam të luajmë gjithmonë futboll të bukur dhe të marrim fitoret, por nuk është gjithmonë e mundur.

Ne kemi luajtur shumë mirë javën e kaluar ndaj Villareal për 75 minuta dhe më pas kemi pësuar një gol, por njerëzit sillen sikur është katastrofë. Kështu nuk funksionon futbolli. Më vjen keq për Interin, pasi ata kishin luajtur mirë në ndeshjen e parë, por ky është futbolli”.Maradona? Të gjithë jemi të trishtuar për të dhe familjen e tij. Nuk janë vetëm ata në futboll, sepse të gjithë në botë e adhuronin Maradonën. Gjithmonë e kam atë në mendje sepse isha 14 vjeç në vitin 1986 (Botërori i Meksikës), kështu që ajo që pashë të bënte në fushë ishte unike”, u shpreh Zidane.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Juventusi po jeton një prej momenteve më të vësh tira të 10 viteve të fundit, ku ka dominuar totalisht në Itali, ndonëse është ende në ga

Humbja 2-0 ndaj Lestërit në kampionat, e ka komplikuar ndjeshëm situatën te skuadra e Çelsit.

Xhekson Ferreira ka qenë një përforcimi i papritur për Teutën, për vetë mënyrën se si ndodhi.

Sulmuesi i skuadrës spanjolle të Eibarit, Sergi Enrik, ka marrë një goditje të rëndë së fundmi, teksa gjykata e ka dënuar atë me dy vite

Lionel Messi pezullohet dy ndeshje nga Komisioni i Disiplinës për gjestin e të pahijshëm ndaj futbollistit të Athletic Bilbaos, Asier Vil

Në prag sfide ndaj Kastriotit, e cila pritet të zhvillohet nesër në stadiumin e qytetit të Kamzës me fillim nga ora 13:45, në konferencë

Klubi i Teutës bën afrimin e dytë në merkaton e janarit, teksa pas sulmuesit veteran Sebino Plaku, sot është prezantuar zyrtarisht edhe m

Në prag të transfertës me Kastriotin, në konferencën për shtyp të rastit, trajneri i Teutës, Edi Martini, vlerësoi kundërshtarin, duke e