4 ndeshjet e para te cerekfinaleve te Europa League do te luhen sonte ne mbremje ne oren 21:00.

Benfica vs Newcastle United

Newcastle United e ka patur mjaft te veshtire te performoje ne Europa League njesoj si sezonin e kaluar ne Premier League. Megjithate skuadra e Alan Pardew eshte nje nder me te mirat qe ka pare Europa League kete sezon.

Skuadra do te zbrese sot ne fushen portugeze, pa pesuar asnje gol ne 4 ndeshjet e fundit ne kete kampionat. Nese ata do te mbajne nje rezultat te paster ne kete drejtim, edhe sot ne Estadio da Luz, atehere do te thyejne rekordin per ndeshjet e njepasnjeshme pa gola te pesuar, ne Europa League.

Nderkohe Benfica, e ka bere trajnimin per kete takim, duke qene se ka fituar me rezultatin 6-1 kunder Rio Ave te shtunen qe lame pas. Ata do te nxjerrin ne fushe mesfushorin veteran Pablo Aimar, qe nga fillimi i lojes.

Benfica: Moraes; Luisao, Garay, Pereira, Melgarejo; Perez, Gaitan, Matic, Aimar; Lima, Rodrigo

Newcastle: Elliot; Santon, Yanga-Mbiwa, Taylor, Simpson; Cabaye, Perch, Anita, Obertan; Sissoko; Ameobi

Chelsea vs Rubin Kazan

Keto dy skuadra perballen per here te pare ne nje kampionatin e klubeve te UEFAs. Chelsea ka fituar te 4-rta ndeshjet e meparshme kunder skuadrave ruse, duke pesuar vetem 1 gol. Ajo eshte skuadra qe nuk eshte mundur ne Stamford Bridge, te pakten 11 ndeshjet e fundit ne nivel Europian.

Rubin Kazan nuk ka humbur 5 ndeshjet e fundit te kampionatit Europian kete sezon.  Jose Rondon i skudres se Rubin Kaza, eshte i dyti golashenues me i mire ne kete kampionat, me 5 gola te shenuar qe ne ndeshjet e grupeve.

Chelsea: Petr Cech; Cesar Azpilicueta, John Terry, Branislav Ivanovic, Ryan Bertrand; John Obi Mikel, Frank Lampard; Oscar, Juan Mata, Victor Moses; Fernando Torres.

Rubin Kazan: Sergei Ryzhikov; Cesar Navas, Oleg Kuzmin, Vitaliy Kaleshin, Cristian Ansaldi; Roman Sharonov, Pablo Orbaiz; Roman Eremenko, Gokdeniz Karadeniz, Bebras Natcho; Jose Salomon Rondon.

Fenerbahce vs Lazio

Fenerbahce do te prese Lazion ne ndeshjen e pare te cerek-finaleve te Europa League, ne Stadiumin ‘Sukru Saracoglu’ ne Turqi. Skuadra turke vjen nga nje fitore bindese 2-0 kunder Akhisar Belediye Genclik Ve Spor, ne kampionatin turk. Ata jane ne vend te dyte ne klasifikimin turk dhe vetem 4 pike larg rivaleve te tyre, Galatasaray.

Nga ana tjeter Lazio eshte i vetmi klub qe nuk ka rrezikuar me humbjet ne kete kampionat. Megjithate ata kane patur probleme ne kampionatin e tyre kombetar, Serie A, duke humbur 6 nga 9 ndeshjet e fundit. Kjo ka shkaterruar endrrat e tyre per kualifikimin ne Champions League sezonin e ardhshem. Lazio eshte ne vend te peste ne kampionatin Italian, e ndjekur nga Inter e Roma me diferenca te vogla pikesh. Skuadra do te zbrese ne fushe pas fitores 2- 1 kunder Catanias ne Serie A, por nje fitore jo fort e bindshme. Megjithate, paraqitja e tyre ne Europa League ka qene shume e mire deri tani.

Fenerbahce: Demirel; Gonul, Irtegun, Yobo, Ziegler; Sahin, Topal, Meireles; Sow, Webo, Kuyt.

Lazio: Marchetti; Gonzalez, Cana, Biava, Radu; Ledesma; Candreva, Onazi, Hernanes, Lulic; Kozak.

Tottenham Hotspur vs Basel

FC Basel jane te vetmit kampione shtepie te mbetur ne Europa League, nderkohe qe Tottenham Hotspur jane fituesit ende ne fuqi te ketij kompeticioni. Ata e kane edhe fituar dy here te tjea kete Kupe, ne vitin 1972 dhe 1984.

FC Basel mbajne rekord pr golat e shenuar: 10 prej 12 golave te shenuar deritani, kane ardhur mbas minutes se ‘60, ndersa 6 prej tyre, pas minutes se ‘75.  Skuadra ka gjithashtu nje rekord kartonash te verdhe e te kuq ne kete sezon te Europa League: 23 kartona te verdhe dhe 3 te kuq.

Seria e 10 ndeshjeve konsekutive te pa humbura te Tottenham, ka perfunduar ne takimin e dyte me Inter Milan, pavaresisht eleminimit te ketyre te fundit nga gara.

Tottenham Hotspur: Friedel; Naughton, Caulker, Vertonghen, Asou-Ekotto; Parker, Dembele; Lennon, Bale, Sigurdsson; Adebayor.

Basel: Sommer; Voser, Schar, Dragovic, Steinhofer; Cabral, Yipi Yapo; F.Frei, A.Frei, Stocker; Streller