Gjergji Haxhiu, "Hamiltoni" shqiptar drejt Formula 1(VIDEO)

19/09/2014 - 08:19

19 Shtator 2014 - Nëntë vite më parë shkoi për një shëtitje me familjen në garat me makina Kart. Ishte vetëm gjashtë vjeç, por këmbënguli të bënte dhe ai një xhiro. Që në atë moment e kuptoi se sa shume i dashuronte këto gara. Tashmë, kur është 15 vjeç, Gjergj Haxhiu është kampion i Zvicrës dhe nënkampion bote për të rinjtë në Formula 4. 

Gjatë këtyre viteve, pasioni dhe puna e palodhur i kanë dhënë në duar shumë trofe dhe kupa. Por, talenti i Gjergji është ai që spikat më së shumti. Mediat e krahasojnë me Lewis Hamiltonin, pilotin aq të famshëm të Formula 1, ku përveç stilit tepër të ngjashëm që ka mes tyre, të dy kanë edhe një pikë të fortë të përbashkët: nuk dorëzohen asnjëherë.
Që nga viti 2007 Gjergj Haxhiu ka marrë pjesë në të gjitha garat e makinave për të rinj. Por, viti më i suksesshëm për të ishte 2011, ku ishte fitues i pesë garave në kategorinë 125 kubike dhe në të gjitha nuk u mposht asnjëherë. Viti 2014 e gjeti pilot në Formula 4, ku është piloti më i ri dhe garon përballë 20-vjeçarëve. 
Fitoret e deritanishme e bëjnë entuziast dhe e shtyjnë drejt ëndrrës së tij më të madhe: në një të ardhme të afërt shpreson të garojë për titullin botëror në Formula 1. Edhe pse për të arritur deri aty i duhet një punë e madhe dhe të kalojë nëpër disa etapa, Gjergji nuk heq dorë. Djali nga Prishtina, i lindur dhe i rritur në Zvicër, mban në makinën e tij flamurin shqiptar dhe atë zviceran, ndërsa në kaskë shqiponjën dhe simbolet e Gjergj Kastriotit. Ai është krenar për origjinën e tij. Tani, jemi ne krenarë për arritjet e Gjergj Haxhiut, pilotit të parë shqiptar që synon pistën e Formula 1.

 

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tani që kampionatet janë pezulluar për shkak të Koronavirusit, pritet që të ketë edhe probleme të shumta në anën financiare për shumë eki

Ditën e sotme ka përfunduar karantina për skuadrën e Realit të Madridit, e cila u izolua pas rastit pozitiv me koronavirus të basketbolli

Shkencëtarë të njohur kanë deklaruar me keqardhje se një ndeshje e Champions League muajin e kaluar në Milano, mund të ketë qenë pika e s

Klubi i Barcelonës ka vendosur që të mos presë më lojtarët dhe ka vendosur në mënyrë të njëanshme t’u shpallë luftë atyre duke shkurtuar

Ish-futbollisti i Ajaksit, Abdelhak Nouri, pësoi një dëmtim të frikshëm në një ndeshje miqësore të vitit 2017, ndaj Verder Bremer, ndërko

Mario Balotelli pritet t’i japë fund aventurës së tij te Brescia pas vetëm një sezoni, pasi përveç golave të paktë të shënuar, ka komprom

Policia e Tiranës ka vënë në pranga ish-futbollistin e Kombëtares shqiptare, Klodian Duro.

Sa herë rrëfehet, ka diçka të re për të treguar nga “bëmat” e tij.

Ishte vendi i parë që u godit nga Covid-19, por pas gati tre muajsh nga zyrtarizimi i pidemisë, Kina po I kthehet normalitetit.

Këtë vit parashikohet një verë e nxehtë e mbushur me emocione dhe futboll.