MADRID, 7 prill 2013 – Rrethina e stadiumit Santiago Bernabeu ka gdhirë të shtunën në mëngjes me postera, në të cilët qëndrojnë bashkë ish udhëheqësi i dikurshëm i Gjermanisë naziste, Adolf Hitler dhe trajneri i Real Madridit, portugezi Jose Mourinho, me parullën  “Heil Mou” dhe me emblemën e Realit.

Ndonëse në fillim spekulohej që disa grupe tifozësh të klubit mbretëror me këtë poster kanë dashur të theksojnë se Mourinho është “Hitler futbollistik” dhe se sforcon lojën e ekipit, policia deri tani nuk ka mundur tw zbulojw identitetin e autorwve tw vendosjes sw posterave.

Posterët janë ngjitur një ditë para homazheve për viktimat e holokaustit, që çdo vit mbahet në Izrael, në shenjë kujtimi të gjashtë milionë viktimave hebraike gjatë Luftës së Dytë Botërore.