Një tjetër figurë e njohur e vendit tonë shuhet për shkak të Covid-19.

Bëhet fjalë për mundësin Shkëlqim Troplini, i cili ka humbur jetën nga koronavirusi në moshën 55-vjeçare.

Ai ishte i infektuar prej disa ditësh me Covid-19 dhe kurohej në shtëpi, por gjendja e tij u përkeqësua shumë së fundmi.

Për këtë shkak Troplini u shtrua në spitalin e Durrësit mbrëmë dhe ndodhej në intubim, por fatkeqësisht nuk mundi t’ia dilte mbanë me virusin e rëndë.

55-vjeçari ka qenë mundës dhe punonte si trajner për moshat.