Seriali Sqiud Game ka tërhequr mendjen e audiencës në më shumë se 90 vende të botës dhe është bërë seriali më i ndjekur në historinë e Netflix.

Të gjithë u mahnitën nga thrilleri distopik që na rikujtoi aspektet më të tmerrshme të karakterit të njeriut dhe deri ku mund të arrijë qenia njerëzore nëse gjendet i pashpresë ndërkohë që nuk mungojnë edhe mesazhet kundër shthurjes dhe tjetërsimit. Shikuesit ishin të emocionuar nga seriali duke parë lojtarët që konkurronin kundër njëri-tjetrit në luftime deri në vdekje për të fituar një çmim.

Dhe ndërsa drama aziatike është padyshim trillim dhe një kritikë  e jetës moderne, një pjesë e komplotit është në fakt një problem ndërkombëtar. Trafiku i organeve njerëzore dhe industria ilegale ku merren dhe shiten organet njerëzore, me ose pa pëlqimin e donatorit, dhe shiten për disa mijëra euro. Sipas akuzave nga aktivistët e të drejtave të njeriut në burgjet e Kinës, po zhvillohet një lojë e vërtetë e “Squid Game” e kryer nga partia në pushtet e vendit.

Sipas aktivistëve, Partia Komuniste e Presidentit Xi Jinping u “heq zemrat, veshkat, mëlçitë dhe sytë  100,000 disidentëve dhe të burgosurve politikë çdo vit, me një rrjet të trafikimit të organeve të qeverisur në shkallë të gjerë”. Komuniteti ndërkombëtar mbetet i pafuqishëm për të ndaluar masakrën sepse Organizata Botërore e Shëndetësisë është e detyruar të pranojë të dhënat spitalore “joadekuate dhe false” të siguruara nga autoritetet kineze.

Vetëm një javë para transmetimit të serialit të Netflix, Pekini mohoi ekzistencën e një programi shtetëror të trafikimit  së organeve pasi Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha se Kina “po synonte pakica specifike etnike ose fetare që po mbahen peng” çdo vit për tregtinë e organeve.