Avancimi i Japonisë në fazën me eliminim direkt është vetëm një pjesë e tortës nga suksesi i tyre. Vazo E, e cilësuar si grupi i ferrit, arriti të dhuronte emocione pafund. Fakt interesant është se Japonia ka finalizuar rekord në historinë e Botërorit pas triumfit me Spanjën.

Të besuarit e Moriasu kanë mposhtur dy gjigantë të arenës botërore në futboll si “Furia e Kuqe” dhe “Pancerat”, pavarësisht se rivali ka prodhuar gjatë 90 minutave më shumë se 700 pasa të saktë.

Konkretisht Gjermania me 743, ndërsa të besuarit e Enerikes shkuan në 992, por pa ia dalë t’i merrnin qoftë edhe një pikë aziatikëve.