Realit të Madridit nuk i dalin llog aritë. Pas javës së 14-të të kampionatit spanjoll, skuadra e Zinedin Zidanit ka vetëm 27 pikë dhe ka arritur të sigurojë 57% të fitoreve: 7 triumfe, 4 barazime dhe 2 humbje. Në total 28 pikë, që e mbajnë skuadrën në vendin e katërt të kampionatit.

Kundër Bilbaos, “galaktikët” humbën një shans të artë për të shkurtuar diferencën me Barcelonën dhe për t’i bërë presion për titullin.Për të gjetur një ecuri më të dobët se ky te Reali i ditëve të sotme duhet të kthehemi shumë pas në kohë.

Në sezonin 2008-2009 skuadra drejtohej nga Shuster dhe në të njëjtën javë kishte arritur të grumbullonte vetëm 26 pikë.Ai u shkarkua nga drejtimi i Realit. Me një ecuri të tillë, duket se titulli kampion është diçka e vështirë. Sa herë që Reali e ka nisur kampionatin keq, nuk ka arritur kurrë të triumfojë dhe të marrë vendin e parë.Por, nuk është vetëm çështje pikësh.

Realit i mungojnë golat, i mungon loja e mirë, kundërsulmet vrasëse dhe kombinimet e bëra një vit më parë. Çështje, të cilat sjellin edhe mungesën e pikëve në kampionat. Reali vazhdon të jetë ekipi kampion në fuqi në Spanjë dhe në Europë, por duket si nata me ditën, kur e krahason me atë të një viti më parë.Duket se skuadra nuk ka stolin e duhur dhe zëvendësimet për të përmbysur ndeshjet që shkojnë keq.

Zinedin Zidan nuk u beson atyre që ka në stolin e rezervave dhe kjo shihet qartazi nga statistikat. Në katër ndeshjet e këtij sezoni, ai nuk i ka kryer të gjitha zëvendësimet dhe ka tentuar të marrë rezultate vetëm me 2 lëvizje. Për më tepër, zëvendësimet i bën shumë vonë. Kjo do të thotë se nuk ka besim te lojtarët që mban në stol.