Ministrja e Inovacionit dhe Administratës, Milena Harito, sot nuk ka ngurruar pa bërë një foto çadra e lirisë në Bulevard.
Me anë të një statusi në “Twitter” ajo ka postuar foton dhe përbri saj shkruan: “Çadra e Lirisë, mund të quhet edhe çadra e vetmisë së madhe”, shkruan ajo në “Twitter”.
Siç shihet nga fotot, në çadër ka shumë pak njerëz, duke i lënë vend ministres të bëjë komente dhe ironi.
Por të menjëhershme kanë qenë reagimet me “like” nga i gjithë kabineti qeveritar si dhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.





