Nga Agron Gjekmarkaj
Sot nje grua e cila zgjidhi nje hall qe i rendonte ne gji prej 8 vitesh ashtu ne gezim e siper u cua dhe perqafoi bamiresin ! Sa mire beri. Njeriu duhet te jete mirnjohes dhe i sinqerte.Ska asnje arsye te shkrythet ne ethet e heshtjes kur mund ti hap krahet lumturise.Kete mundesi zonjes ja dha sot Kryrministri.
E pane te gjithe shqiptaret. Qyetarja e cila per 8 vite 6 nga te cilat i dominon Edi Rama i dha fund ecjes ne labirinth dhe mori nje certifikate hipoteke! Ne jemi gjindje plot me emocione. Kur Komandanti shpernante tapite ne 1946 njerzia kercente valle nen ritmin e lodrave e zyrnave.Po ashtu kur drita llamburiste fshat me fshat ne 1972…Tani qe legalizohen shtepite pa leje gjithashtu. Pas gjashte vitesh qeverisje kur ndokush e ka akuzuar si arrogante eshte populli qe flet me gjuhen e dashurise per liderin per qeverine per rilindjen. Po hyme ne stinen e perqafimeve. Sapo te mbaroje vapa kur shefi i qeverise dhe ministrat e tij te marrin kuvendimin rreze pemeve e madhe do te jete gara per ta perqafuar e shprehur ndezulli pasioni. Kritikat skane bere efekt.
Atyre po u vjen fundi. Shoqeria po e kupton cdo dite e me teper se ka vec nje rruge vec nje udheheqes vec nje mundesi vec nje perqafim. Ne kete rendje, ne kete unitet te ri parti popull komandant druaj se do kete disa hatermbetje nga ministrat e kabinetit. Perqafimet duhen shperndare. Nuk i mban dot te gjitha Edi Rama. Keto te hipotekave i takojne Etilda Gjonajt. Qytetet me qytet i duhet shprehur asaj respekti apo nderimi. Te semuret qe sherohen duhet te perkedhelin Manastirliun per dermanin qe u gjen. Aktoret e teatrit Lezen.
Rrogetaret Arben Ahmetajn qe jua ben zemren mal me llogarite e krahasimet. Bujqit dhe blegtoret Niko Peleshin ! Kriminelet e penduar dhe te kapur nga policia Fatmir Xhafajn. E keshtu me rralle. Jo te gjithe kryeministrin se i cimbis nga ferrat e mjekrres po pastaj populli megjithese mirqenia eshte rritur nuk ja del do te profumoset e kesisioj e ben me djerse. Ai e ka bezdi qamet pastaj. Nuk duhet te jemi skeptike. Kjo forme e re komunikimi do te persoset me kalimin e diteve.
Kemi gjithe te drejten e zotit te besojme per nje shperndarje me te drejte te perqafimeve ne raportin shef vartes. E vertete sukeset e Rilindjes ne mase te madhe i takojne Edi Rames por ama edhe ministrat kane kontribut. As ata skane pse privohen nga puthjet e elektoratit. Nje gje eshte e sigurte kur te me dale hipoteka e shtepise une nuk dua te perqafoj Kryeministrin me mire ministrin e linjes per ti rritur nderen. E kam zet te perqafoj burrra. /Burimi:Panorama