Nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës, ‘Xing.al’ ka zbuluar se këngëtarja dhe moderatorja e njohur Evi Reçi, ka humbur vajzën e xhaxhait. Bëhet fjalë për studenten e mjekësisë nga Durrësi, Kristi Reçi, e cila u nxorr e pajetë nga rrënojat e pallatit në Durrës. Këngetarja Evi Reçi ka humbur keshtu te gjithe familjen e xhaxhait te saj.

Kristi ishte një vajzë plot ëndrra, që fatkeqësisht i la në gjysmë. Ajo ëndërronte të bëhej mjeke dermatologe dhe të vazhdonte jetën në shërbim të komunitetit si mjeke, por Zoti kishte plane të tjera për të.

Për Kristin postoi një status edhe djali i kryeministrit, Gregor Rama, i cili e quajti Kristin "të afërme".

Kristi humbi jetën nga shembja e pallatit 6 katësh, tek lagja nr.18, së bashku me babain, nënën dhe vëllanë. Trupat e Kristit dhe të të atit u nxorrën ditën e martë, ndërsa ato të nënës dhe vëllait të saj, Dolora dhe Klaus Reçi, u nxorrën nga rrënojat mbrëmjen e sotme.