Dashuria nuk është vetëm emocionale! është edhe shkencë! Një raport i fundit i publikuar nga The Times zbulon se 72% e meshkujve përjetojnë ulje të ndjeshme të stresit pasi kalojnë kohë me partneren e tyre. Dhe sipas psikologëve, kjo nuk është aspak rastësi.

Shkencëtarët shpjegojnë se prania e të dashurës aktivizon në tru kimikate si dopamina dhe serotonina, të njohura si substanca të lumturisë, që sjellin qetësi, rehati dhe ndjesi sigurie.

“Kur janë pranë vajzës që duan, shumica e meshkujve përjetojnë një efekt të menjëhershëm çlodhës,” thotë një nga studiuesit. Ndaj nuk është çudi që shumë burra e përshkruajnë partneren si “paqen e tyre”, këtë herë me prova konkrete nga neuroshkenca.

Ky studim vjen si një dëshmi më shumë se lidhjet emocionale kanë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në shëndetin mendor. Dhe në fund të ditës, një përqafim mund të vlejë më shumë se një ditë pushimi.