Makthi i të shtënave është rikthyer ne shkollat amerikane me tre nxënës të vrare e tete persona të plagosur duke përfshirë një mësues. Tragjedia e fundit u shënua në një shkollë të Michiganit.

Viktimat e gjestit ekstrem janë një djalë 16 vjeç, dhe dy vajza, 14 dhe 17-vjeçare. Të shtënat tronditën shkollën e mesme Oksford, rreth 55 kilometra në veri të Detroidit. Autori i sulmit është një 15-vjeçar, nxënës i shkollës dhe duket se ka përdorur pikërisht armën që vetë i ati ia kishte blerë javën e kaluar.

Të tmerruar, nxënësit u fshehën poshtë bankave kur dëgjuan të shtënat. Gjatë arrestimit të adoleshentit nuk pati shkëmbim zjarri, dhe ai vetë nuk është plagosur.

Mësohet se ai ka qëlluar 15 deri në 20 plumba. Autoritetet thonë se e gjithë ngjarja zgjati vetëm 5 minuta, kohë e mjaftueshme megjithatë për të marrë tre jetë të pafajshme.

I dyshuari nuk i dha asnjë deklaratë policisë dhe kërkoi të drejtën e tij për një avokat pasi u këshillua nga prindërit e tij të mos fliste. I fundit në një sërë incidentesh me armë zjarri në shkollat amerikanë, ky episod ka të ngjarë të rizgjojë debatet rreth kontrollit të armëve dhe shëndetin mendor, në kushtet kur shumë shtete lejojnë qasje të lehtë tek armët e zjarrit, ndërsa çrregullimet e shëndetit mendor shpesh nuk trajtohen.