14nëntor 2015 – Kryeprokurori i Parisit, Fransua Molin foli për mediat mbrëmjen e sotme në lidhje me sulmet terroriste në Paris, që u morën jetën 129 personave.

Molin dha detaje lidhur me sulmet terroriste, që fillimisht nisën me shpërthimet në stadiumin “Stade de France” dhe vijuan me sulmet e tjera me armë zjarri ndaj disa restoranteve dhe kafeneve, për të përfunduar me teatrin “Bataklo”, shkruan Panorama.

Molin konfirmoi se terroristi që tentoi të futej në stadium ishte 16-vjeçar. Pranë tij u gjet një letërnjoftim, i cili thoshte se ai kishte lindur në Siri në vitin 1999.

“Deri tani dimë një terrorist të identifikuar nga shenjat e gishtërinjve. Ai ka lindur në vitin 1985 dhe është i njohur nga autoritetet, pasi kishte rekorde kriminale.

Kishte dënime asnjëherë s’ka qenë në gjyq, në 2012 ka qenë në listë si person radikal, por jo i lidhur me sulme terroristë.

Ndërsa ai që tentoi të hynte në stadium ishte 16-vjeçar i lindur në Siri në vitin 1999”, tha kryeprokurori. Sa u përket automjeteve, ai tha se janë zbuluar tre prej tyre, dy “Seat” gri dhe një “Poli”, të gjitha të marra me qira në Belgjikë.

/portali DurresLajm/