Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një fjalim të “zjarrtë” e quajti kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu vampir që ushqehet me gjak dhe u kërkoi myslimanëve të veprojnë kundër kërcënimit të paraqitur nga shteti hebre.

“Bota po shikon barbarinë e një psikopati, një vampiri që ushqehet me gjak të quajtur Netanyahu dhe ata po e shikojnë atë në transmetim të drejtpërdrejtë. O shteti amerikan, ky gjak është edhe në duart tuaja. Ju jeni përgjegjës për këtë gjenocid të paktën po aq sa Izraeli. Oh, krerët e shteteve dhe qeverive të Evropës, ju jeni gjithashtu palë e gjenocidit të Izraelit, kësaj barbarie, ky akt i Izraelit i ngjashëm me vampirët, sepse ju heshtni”, deklaroi Erdogan para anëtarëve të Partisë së tij AK.

Gjithashtu Erdogan tha gjithashtu se “asnjë shtet nuk është i sigurt nëse Izraeli nuk pranon ligjin ndërkombëtar dhe nuk e konsideron veten të detyruar prej tij. Këtu përfshihet edhe Turqia”.

Duke thënë se në Gaza nuk kanë vdekur vetëm fëmijët e pafajshëm të njerëzimit Erdogan tha se teksa në Gaza vdes njerëzimi, edhe në Evropë ka vdekur demokracia, të drejtat e njeriut, liria e shprehjes, liria e shtypit, të drejtat e grave dhe të fëmijëve.

Erdogan thotë se një Izrael që nuk njeh ligjin dhe rendin është kërcënim jo vetëm për Palestinën, jo vetëm për Gazën, por edhe për mbarë njerëzimin dhe paqen botërore, “Hitleri, gjurmët e të cilit ndiqen sot nga Netanyahu, edhe pse vonë u ndalua me aleancën e Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik.