Rusët do ta paguajnë shtrenjtë sulmin endërmarrë gjatë natës në rajonin e Kharkivit, ku humbën jetën 10 vetë e u plagosën disa të tjerë: Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky u tregua i ashpër në reagimin e tij.
“Padyshim që Ukraina do t’i përgjigjet sulmit, këtë ta kenë të qartë. Po aq e rëndësishme është që partnerët tanë t’i shoqërojnë kundërpërgjigjet tona të drejta ushtarake me veprimet e tyre për të ushtruar presion ndaj Rusisë dhe për të mbështetur Ukrainën”, tha Zelensky.
Sipas Zelenskyt, ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë në vendngjarje dhe kanë shuar zjarret, ndërsa shërbimet e tjera vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit dhe po punojnë për të përcaktuar të gjitha rrethanat e sulmit. Shënjestra e goditjeve duket ka qenë Peçenihy, një fshat në rajonin e Harkivit, ku janë dëmtuar sipas autoriteteve ukrainase, godina banimi e dyqane. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara arritën me kompaninë Raytheon, një kontratë shtatëvjeçare me vlerë 22.9 miliardë dollarë, për të rritur ndjeshëm prodhimin e raketave Tomahaëk.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, marrëveshja do të mundësojë rritjen e prodhimit në më shumë se 1,000 raketa në vit, nga rreth 60 që prodhohen aktualisht. Zelenskya ka kërkuar nga SHBA raketa Tomahaëk, e ka sugjeruar madje një lloj bashkëpunimi ku Kievi do të ofronte dronë të prodhuar prej tij në këmbim të raketave amerikane.





