Aktorja Hayden Panettiere vdiq nga efektet toksike të fentanilit dhe substancave të tjera. Zyra e Mjekut Ligjor të Qarkut Greenville në Karolinën e Jugut gjithashtu theksoi se mënyra e vdekjes është cilësuar si aksidentale.

Panettiere, e cila luajti në serialet televizive “Heroes” dhe “Nashville”, u shpall e vdekur në një apartament në Greenville më 16 gusht. Mjekët e gjetën 36-vjeçaren të pajetë pas një arresti kardiak.

Agjentët e Administratës për Zbatimin e Ligjit kundër Drogës dhe autoritetet e zonës së Los Anxhelosit kanë marrë në pyetje disa persona në lidhje me rrethanat e vdekjes së saj.

Një burim i njohur me rastin theksoi se autoritetet po shqyrtonin mundësinë që Panettiere të ketë vdekur pasi kishte marrë një pilulë të falsifikuar që ajo besonte se ishte një substancë tjetër.

Aktorja kishte folur publikisht për betejat e saj me shëndetin mendor dhe abuzimin me substancat. Depresioni dhe varësia pas lindjes e ndaluan përkohësisht karrierën që filloi kur ajo ishte më pak se një vjeç.

Por këtë vit, Panettiere foli për vështirësitë e saj dhe për humbjen e vëllait të saj.  Gjithashtu karriera e saj po rikthehej, me filmin e saj të fundit që u publikua në janar.