Rusia ka ndërmarrë një nga sulmet më të mëdha ndaj Ukraine gjatë këtij viti, duke shkaktuar të paktën 17 viktima dhe mbi 100 të plagosur pas goditjeve me dronë dhe raketa në disa qytete.
Ndër zonat më të goditura ishte Odesa, ku humbën jetën nëntë persona, si dhe kryeqyteti Kyiv, ku u raportuan katër viktima, mes tyre edhe një fëmijë 12-vjeçar.
Viktima pati edhe në rajonet Dnipropetrovsk dhe Zaporizhzhia.
Sulmet nisën gjatë natës, kur alarmet ajrore u aktivizuan rreth orës 02:30. Shpërthime të forta u dëgjuan në Kiev, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore u përpoqën të ndalonin sulmet.
Sipas ushtrisë ukrainase, Rusia përdori rreth 700 dronë dhe dhjetëra raketa, duke e bërë këtë një nga ofensivat më të mëdha të kohëve të fundit.
Këto zhvillime vijnë në një moment të vështirë për Ukrainën. Presidenti Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se vendi po përballet me mungesë të theksuar të raketave të mbrojtjes ajrore.
Që nga nisja e luftës nga Vladimir Putin në vitin 2022, sulmet kanë goditur shpesh edhe infrastrukturën civile dhe energjetike, duke shkaktuar probleme të vazhdueshme për popullsinë.





