Sot shënohet 27-vjetori i sulmit të dytë të policisë serbe mbi familjen e komandantit të UÇK-së, Adem Jashari, në Prekaz. Shumë qytetarë dhe ushtarakë bënë homazhe në nder të dëshmorëve.
Mëngjesin e 22 janarit 1998, forcat serbe iu drejtuan kullës së Jasharëve duke e goditur atë me armë të llojeve të ndryshme.
Atë natë Adem Jashari nuk ndodhej në shtëpi, por sulmit iu përgjigjën Hamza dhe Shaban Jashari, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes.
Ndërsa sulmi i tretë në kullë ndodhi në mars të po atij viti. Pas një lufte që zgjati tri ditë, ranë heroikisht 59 anëtarë të familjes, përfshirë edhe komandantin legjendar, Adem Jashari.