Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për sulmin me dronë të Iranit ndaj Izraelit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Begaj shkruan se  Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë ndaj Izraelit, ndërsa shton se çdo përshkallëzim i mëtejshme mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme.

Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit dhe shpreh shpresën se nuk do të ketë përshkallëzim të mëtejshëm. Çdo përshkallëzim i mëtejshëm mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme dhe të ketë efekte të pakthyeshme në një shkallë më të gjerë.”, shprehet Begaj.