Katër oficerë të sigurisë dhe pesë të tjerë të plagosur është bilanci i sulmit kamikaz që u regjistrua në afërsi të një prej vendeve të shenjta të Islamit në qytetin saudit të Medinës.

Personi i cili hodhi veten në erë shpërtheu eksplozivin e tij pasi u ndaluan jashtë në Xhaminë e Profetit, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme.

Sulmi mendohet te jetë kryer nga Shteti Islamik.

Xhamia është vendi i varrimit të Profetit Muhamed dhe Medina qytet i dytë i shenjtë në Islam pas Mekës.

Më herët, një shpërthim tronditi qytetin lindor të Katifit, shtëpi e minoritetit të myslimanëve shiitë. Një shpërthim që kishte si objektiv pikërisht një xhami shiite, por që për fat të mirë nuk shkaktoi viktima. 

Ndërsa në qytetin e Xhedahut, një tjetër atentator vetëvrasës hodhi veten në erë në afërsi të konsullatës amerikane. Dy oficerë të sigurisë mbetën të plagosur lehtë nga shpërthimi në përpjekje për të ndaluar atentatorin, por askush tjetër nuk pësoi lëndime.