Ahmed Musa është dështimi i madh në merkaton e Leicester, sepse verën e shkuar Klaudio Ranieri shpenzoi rreth 18 milionë euro për ta blerë. Që atëherë nigeriani nuk ka treguar asgjë për të justifikuar çmimin dhe pas largimit të Ranierit ka luajtur vetëm 14 minuta.Tani Musa kthehet në qendër të vëmendjes, por jo për golat, sepse është arrestuar dhe ka qëndruar në polici për disa orë.

Futbollisti i Leicesterit pati një grindje të ashpër me bashkëshorten dhe fqinjët thirrën policinë, që arrestoi afrikanin, duke e lëshuar më vonë, pasi nuk pati denoncim ndaj tij.