Java e pestë e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet të dielën dhe të hënën. Kjo javë do të hapet me takimin Egnatia – Bylis, që do të luhet në stadiumin “Egnatia Arena” në orën 16:00.Të dielën në mbrëmje do të zhvillohet edhe një tjetër takim. Në stadiumin “Niko Dovana” Teuta do të përballet me Vllazninë në orën 19:00.Të hënën do të luhen tre ndeshjet e tjera të javës së pestë. Laçi – Partizani është sfida e parë e ditës, që do të zhvillohet në stadiumin e Laçit në orën 16:00. Dy takimet e fundit të javës së pestë do të luhen në orën 19:00.Tirana do të presë në stadiumin “Air Albania” AF Elbasanin, ndërsa në “Elbasan Arena” do të luhet ndeshja Dinamo City – Skënderbeu.
Superiore/Java e pestë e kampionatit luhet të dielën dhe të hënën
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Zjarrfikëset në luftë me flakët prej gati 2 orësh, çfarë po ndodh në Shkozet
Rama prezanton dokumentin “Prania Besnike”: Synon vetëm partinë!
Projektligji italian për njohjen e fytyrës me IA, Brukseli: Ndalohet në hapësirat publike!
I akuzuar për dosjen e SASPAC/ GJKKO liron nga burgu Ermal Kurtulajn, shkon në arrest shtëpie





