Kanë mbetur disa ditë nga fillimi i sezonit të ri të Ligës së Kampionëve. Me një format të ri, ku 36 skuadra pjesëmarrëse do të ndeshen me nga tetë skuadra, me pikët që do mblidhen si në formatin e Ligave. Champions League fillon sezonin me datë 17 shtator.
Si zakonisht, edhe kësaj radhe superkompjuteri i Opta-s ka bërë parashikimin e tij të veçantë bazuar në parametra të ndryshëm statistikorë.
Manchester City, edhe një herë është favoriti kryesor për të fituar Ligën e Kampionëve me një mundësi prej 25.3%.
Pas tyre janë kampionët në fuqi, Real Madridi me 18.2%, teksa skuadra italiane Inter është në vendin e tretë me 10.9%.