JAPONI – Ekspertët e korporatës japoneze "Panasonic" zhvilluan një exoskelet që i lejon një personi pa asnjë sforcim të ngrejë një peshë deri në 60 kg. Sipas mediave japoneze, fjala "exoskelet" deri më tani ishte e njohur vetëm për të apasionuarit pas fantashkencës.

Shpikja paraqet në vetvete një kostum të pajisur me një karkasë të jashtme të fortë. Kompjuteri kontrollon pajisjet mbështetëse, të cilat janë të bashkangjitura në çdo gjymtyrë të personit, si dhe duart-manipulatore. E gjithë kjo luan rolin e një motori ndihmës që zvogëlon ngarkesën në muskuj dhe rrit fuqinë e njeriut.