Më 7 shtator është konfirmuar nga gjiganti i teknologjisë, Apple, se do të prezantohet modeli i ri iPhone7. Supozimet dhe detajet në lidhje me këtë smartfon të shumëpritur janë nga më të të ndryshmet.
Ndërkohë që data e lancimit nuk është e ngjashme me datën e fillimit të shitjeve, që do të thotë se dalja zyrtare në shitje e celularit të ri do të bëhet më vonë, të gjithë janë kuriozë të dinë se sa do të kushtojë ky smartfon.
Sipas Evan Blass, iPhone 7 nuk do të jetë më i lirë se paraardhësit e tij. Sipas tij, iPhone 7 do të mund të kushtojë 737 apo 830 euro.
A është e vërtetë kjo? Ngelet të presim edhe disa ditë për të mësuar të vërtetën.





