Një video e Beatrix Ramosaj është bërë virale në rrjete sociale në një kohë kur është kritikuar se ka ndërhyrë mes dyshes së famshme, Bora Zemani dhe Donald Veshaj. 

Me këtë të fundit ndodhet brenda shtëpisë së Big Brother Vip, ku kanë rënë në sy me afrimitetin mes tyre duke pranuar dhe se e pëlqejnë njëri-tjetrin.

Në videon që këngëtarja ka publikuar në TikTok dëgjohet kënga “Take Your man”. 

Ajo shihet teksa kërcen në momentin ku thuhet: “Unë mund ta marr burrin nëse dua”. Kjo video është vënë re nga ndjekësit të cilët kanë vërshuar të etiketojnë moderatoren Zemani.

Sakaq, moderatorja duket se ka fshirë dhe një koment që Beatrix ka lënë në një foto të saj ku flet për lidhjen me Donaldin.
“Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh me zemër në dorë dje, i çmenda komshit duke bërtit love you zemër!!!”, shkruante Beatrix.