TIRANË, 30 prill 2013 – Partia Demokratike tha sot se Edi Rama ka frikë të kandidojë në Tiranë, pasi sipas selisë blu kryesocialisti e di që kryeqytetasit nuk do ta votojnë.
Në një deklaratë për mediat, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku ka theksuar se Rama kërkon të shmangë Tiranën.
“Ai kërkon që ta shmangë Tiranën, se kryeqytetasit e dinë se lejet e ndërtimit që ka dhënë për kriminelët që mban nëpër tavolina janë jashtë rregullave. Edi Rama kërkon që ta shmangë Tiranën, zhduku terrenet e gjelbra, këndet sportive, rrugëve të shtruara nga ai i ka dalë asfalti elektoral, kërkon ta shmangë se ka frikë nga një dështim tjetër si ai i majit të vitit të kaluar”,- tha Tabaku.
/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





