Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mblodhi këtë të premte deputetët demokratë.

Berisha foli për zgjedhjet e përgjithshme në maj dhe votën e Diasporës, ku tha se “takimet tona në Diasporë janë një pikë uji në oqean”.

Më tej kryedemokrati theksoi se përpjekjet e PD-së deri më tani janë modeste.

“Në degë ka filluar identifikimi i emigrantëve. Janë bërë një seri takimesh, në Greqi, Itali dhe në Britaninë e Madhe. Sërish janë një pikë uji në oqean.

Janë datat që shkurtojnë afatin e regjistrimit të këtij elektorati në zgjedhje. Së fundmi janë edhe përpjekjet tona që deri tani janë modeste. Nuk janë në nivelin që kërkohet. Për të vënë pikat mbi i, elektorati jashtë vendit është në masën 70%, mos më shumë antiqeveri. Është kundër narkodiktaturës, kundër shtetit.”, tha Berisha.