Sot do të zhvillohet konferenca e radhës në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Mbledhja pritet të mbahet në parlamentin serb, ku do të marrë pjesë edhe i dërguari i BE-së Miroslav Lajçak.

Ndërkohë, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikola Dimitrov, si dhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Gabriel Escobar do ti bashkohen mbledhjes online.

Në këtë konferencë do të prezantohen rezultatet e sondazhit rajonal të opinionit publik dhe rezultatet e analizës ekonomike të iniciativës “Open Balkan”.