Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka reaguar pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, gjatë vizitës së këtij të fundit në Athinë.
Përmes një deklarate zyrtare, Mitsotakis bëri të ditur se biseda mes dy homologëve u përqendrua në marrëdhëniet dypalëshe dhe progresin e arritur në këtë drejtim.
Po ashtu, Mitsotakis theksoi se takimi ishte një mundësi për të riafirmuar mbështetjen e Greqisë për rrugën e vështirë të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
“Sot u takova me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Patëm mundësinë të vlerësojmë progresin e rëndësishëm të arritur në marrëdhëniet tona dypalëshe, ndërsa i shpreha edhe mbështetjen tonë të vazhdueshme për rrugën e vështirë që Shqipëria ka ndërmarrë drejt Bashkimit Europian“, shkruan Kyriakos Mitsotakis në “X”,





