Mediat spanjolle bëjnë me dije se ylli 17-vjeçar i Barçës, Gavi, ka refuzuar ofertën e parë të klubit dhe kjo ka ngritur alarmin në Barcelonë.
Drejtuesit e klubit janë vënë menjëherë në lëvizje, duke kërkuar një tjetër takim urgjent me përfaqësuesin e lojtarit, këtë herë me një ofertë të përmirësuar.
Barcelona është vënë në alarm edhe nga raportimet më të fundit të mediave angleze që nënvizojnë se Liverpuli është gati të veprojë.