Presidenti Donald Trump ka kritikuar përsëri paraardhësin e tij në Shtëpinë e Bardhë, demokratin Joe Biden, duke deklaruar se nën drejtimin e tij të gjithë “qeshnin me SHBA-të”.

Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan në mënyrë indirekte lavdëron veten për punën e tij qeveritare, duke thënë se Shtetet e Bashkuara janë aktualisht “vendi më i nxehtë në botë” në kontrast me periudhën e administratës Biden ku “të gjithë qeshnin me të”.

“Shtetet e Bashkuara janë aktualisht vendi “më i nxehtë” në botë. Vetëm pak kohë më parë, nën udhëheqjen e “Sleepy Joe” Biden, (i përgjumur) ishte i vdekur dhe e gjithë bota qeshte me të!!! Por jo më – Askush nuk qesh më!!!” shkroi presidenti amerikan.

Postimi vjen në një kohë kur po negocion përfundimin e luftës me Iranin, armëpushimin midis Izraelit dhe Libanit, ndërsa ka filluar edhe përgatitjet për zgjedhjet e mesit të mandatit.

trump postimi