Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbuluar në një prononcim për gazetarët para SPAK, mesazhet e Taulant Ballës me njëri nga anëtarët e bandës së Elbasanit.
Berisha hodhi akuza ndaj Taulant Ballës, duke thënë se ka ndikuar në sistemin e drejtësisë, duke arrestuar Çapjat me kërkesë të Çelëve.
“Në listë, me date 24-25 mars të 2021, sipas këtij premtimi u arrestuan Çapjat me kërkesë të Çelëve. Tao përcakton tenderat, vendimet e gjykatave’, tha Berisha.
Sipas Berishës, më 10 shkurt 2020, një mesazh nga një anëtar i bandës së Elbasanit është dërguar te Taulant Balla, duke përmendur një marrëveshje për të mos kërkuar më favore publike apo tendera, përveç atyre që ishin dakordësuar më parë.
Mesazhi, sipas asaj që Berisha tha, përfshinte një kërkesë për arrestimin e kundërshtarëve të tyre.
Berisha: Më datën 10/02.2020, “Target”, njëri nga banditët e bandës së Elbasanit, informon me telefonon e tij PIN AM5P80 se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos tender publik apo favore të tjera, përveç atyre që kishin rënë dakord t’i kërkonin Taos.
Ky mesazh iu përcoll Taos dhe i dhanë afat deri në dhjetor. Taos i kanë kërkuar arrestimin e kundërshtareve të tyre. Tao iu përgjigj: A garantoni se të gjithë ata njerëz do votojnë për ne nëse vendosim në listë të gjithë ata që doni në burg. Pra, do na i siguroni ju votat nëse ne me listë ju burgosim ata që doni ju. Përgjigja ishte: Po, ne e garantojmë këtë.
Me pas Tao tha: Ata do shkojnë në burg këtë vit. Tao është Taulant Balla. Është një kriminel që ky është vetëm njëri nga të shumtat të dhëna që ka në dosjen e vet. Përgjigja është se ne garantojmë votat nëse këta vendosin në listë ata që duna të arrestohen. Në listë, me date 24-25 mars të 2021, sipas këtij premtimi u arrestuan Çapjat me kërkesë të Çelëve. Tao përcakton tenderat, vendimet e gjykatave.