Siç kishte njoftuar më herët, Taulant Xhaka e ka mbyllur me futbollin e luajtur, duke u tërhequr përfundimisht. Në ndeshjen e tij të fundit, Basel e nderoi me një ceremoni të veçantë.
Në ndeshjen e lamtumirës ishte i pranishëm edhe vëllai i tij, Granit Xhaka, i cili ashtu si vëllai i tij, nuk i mbajti dot lotët.
Tifozët e Basel organizuan një koreografi madhështore në nder të Taulantit, duke e vlerësuar për besnikërinë dhe përkushtimin e treguar ndër vite.
Mesfushori shqiptar ka qenë një figurë që identifikohet me klubin, ku ka luajtur për më shumë se një dekadë.