Këshilli Bashkiak i Durrësit do të zhvillojë të hënën një mbledhje jashtë radhe përmes mjeteve të komunikimit elektronik, për shkak të pandemisë së Covid-19.
Mësohet se në mbledhjen që do të mbahet në orën 10:00 do të ketë një rend dite, atë të dhënies së titullit “Qytetar Nderi”, arkeologut Vangjel Toçi, në kuadër të 100-vjetorit të lindjes së tij.
Kjo pikë do të shqyrtohet nga Komisioni i Kulturës, Arsimit, Rinisë, Sporteve dhe Komuniteteve Fetare dhe Titujve të Nderit
“Ditën e hënë, datë 12.10.2020, ora 10:00, Këshilli do të mbajë një mbledhje jashtë radhe nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik, me këtë rend dite:
Për dhënie titulli “Qytetar Nderi” z.Vangjel Toçi”, thuhet në njoftim.





