Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen e Premier Ligës boshnjake ku në sfidën Velez Mostar-Borac Banja Luka e cila përfundoi me fitoren e miqve me rezultatin 0-2 ka ndodhur ngjarje të pakëndshme.

Në minutën e 82′ të ndeshjes ku skuadra e Borec realizoi gol tifozët e ekipit të Velez Mostar kanë hyrë në fushën e blertë për të kapur arbitrin kryesor të cilët e akuzonin për këtë hubje të skuadrës së tyre.

Pas ndeshjes ultrasit e Velez Mostar kanë sulmuar makinën e arbitrave duke e djegur tërësisht automjetin e tyre në afërsi të një tuneli.