Gazetarja Dasara Karaiskaj ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Mes Yjesh” në Ora News.

E pyetur nga gazetari Ronaldo Sharka, nëse Dasara ka pasur kërcënime për shkak se thotë mendimin e lirë publikisht, pa censurë, ajo është shprehur:

“Makinat i gjej herë pas here të gërvishtura, por kjo është s’ke ç’i bën gomarit i bie samarit. Ndodh ndonjëherë që i gjej makinat të gërvishtura, por jam edhe pak e pakujdesshme, i parkoj keq dhe ndoshta prandaj ka ndodhur. Por jo jo, asnjëherë nuk kam pasur kërcënime.”