27 korrik 2015 – A do të martoheshit duke shfrytëzuar një limuzinë që mban emrin e diktatorit famëkeq të Libisë, Muamar Kadafi?

Propozimin e bën një agjenci në Durrës, e cila nën siglën “Ndjehuni të pushtetshëm” fton kandidatët për martesë që të marrin me qira automjetin e tyre me emrin e frikshëm “Kadafi”.

Nuk janë të pakta dasmat e viteve të fundit në vendin tonë ku çiftet e të sapomartuarve shëtisin me limuzinë në ditën e tyre më të shënuar.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/