Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Shëngjin.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit, te “Rana e Hedhun”.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një person është plagosur me armë zjarri në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por nuk dihet shkaku i konfliktit.