Ditën e sotme janë regjistruar të shtëna me armë zjarri në fshatin Gjorem të Kurbinit, në aksin Laç-Mamurras.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, ku është qëlluar në drejtim të një dyqani, ku shiteshin rroba.

Fatmirësisht, nuk ka të plagosur, por vetëm dëme materiale. Dyqani është në pronësi të një banori vendas nga Gjormi, teksa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

Ndërkohë, policia ka identifikuar autorin dhe po punon për arrestimin e tij.