Policia e Shkodrës ka njoftuar se një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Malësi të Madhe. I riu është me shtetësi afgane.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Fermë të Malësisë së Madhe. Kanë qenë 4 persona nga vendet e treta që janë konfliktuar me disa persona ende të paidentifikuar. Për pasojë ka mbetur i plagosur i riu.
Policia thotë se po këqyr zonën e ngjarjes dhe po pyet 3 personat që po shoqëronin 17-vjeçarin e plagosur. Ky i fundit është dërguar në spital për mjekim.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt.
Informacioni paraprak
Në afërsi të stacionit hekurudhor, në fshatin Fermë, Malësi e Madhe, në rrethana ende të paqarta, 4 shtetas nga vendet e treta janë konfliktuar me disa shtetas ende të paidentifikuar dhe për pasojë ka mbetur i plagosur me armë zjarri, shtetasi afgan A. Z., 17 vjeç.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes, po këqyrin zonën dhe po marrin në pyetje 3 shtetasit që ishin me 17-vjeçarin, i cili është dërguar në spital, për mjekim.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt.