Policia e Shkodrës jep informacion mbi ngjarjen e ndodhur në lagjen “Skënderbeg” në orët e vona të së martës.
Një konflikt i çastit mes një personi dhe dy vëllezërve ka përfunduar në përdorimin e armëve.
“Dyshohet se pas një konflikti të çastit mes shtetasit K.F dhe vëllezërve D. K e A. K, shtetasi K.F dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe është larguar”, sqaron policia duke saktësuar se nuk ka persona të lënduar.
Shërbimet e Policisë dhe një grup i FNSH-së Shkodër po kontrollojnë zonën me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit.





