Rrugët e qytetit nga të rinjtë Britanikë sërish kanë pushtuar mediat prestigjoze, duke i cilësuar ata për stilin e jetesës që bëjnë.
Të dielën mbrëma, vajza dhe djem, u shfaqën në grupe në rrugët e Newcastle dhe Leeds, duke mbushur lokalet e duke shijuar nga një pije. Kjo është një mundësi e tyre për të shfrytëzuar në maksimum fundjavën e gjatë pa punë.
Siç shihet nga fotot e publikuar nga “The Sun”, të rinjtë nuk e kanë aspak problem që të bëjnë festa “të çmendura”. Një vajze fotografohet ndërkohë që ka hequr këpucet dhe rri e ulur në tokë, teksa po flet në telefon. Ndërkohë një tjetër imazh shfaq një vajzë me një fustan të shkurtër që qëndron në krahët e një djali.
Pamjet e ilustruara tregojnë se vajzat janë të kuruara në çdo detaj, por që kanë përfunduar të ulura në një stol duke ngrënë. Festa të tilla i kanë munguar shumë rinisë dhe kjo për shkak se pandemia kufizoi dhe mbylli gjithçka.





