Ndeshja mes Vorës dhe Teutës ka prodhuar disa momente të veçanta:

– Ndeshja pritej me shumë interes, sidomos nga vorakët, por stadiumi ishte më bosh se zakonisht, me shumë pak tifozë në krahasim me rreth 1000 në takimet e tjera. Grupimi “Armata 1994” i tifozëve durrsakë mbajti entuziazmin gjallë gjatë gjithë ndeshjes.

– Trajneri Bellai u acarua për disa vendime të gjyqtares Rusta, por kjo e fundit shkoi pranë tij për të qartësuar vendimet, dhe më pas pati një reagim ndjese nga Bellai.

-Në minutën e 36-të, aksioni mes Barjamaj dhe Vrapit, edhe pse pa rrezik për portën durrsake, fitoi simpatinë e tifozëve me duartrokitje të zjarrta.

-Në fillimin e pjesës së dytë, kur Kotobelli hyn në fushë për Teutën, Ardit Toli ia vendos shiritin në krah. Po ashtu, kur Mario Barjamaj u zëvendësua nga Zuna, shiritin e kapitenit e merr Dajan Shehi.

-Në minutën e 83-të, trajneri Bellai i kujtonte Dalipit të bëjë kujdes, ndonëse ai ishte zëvendësuar 8 minuta më parë. Dalipi reagoi me humor nga stoli: “Jam këtu profesor”. Episodi u mbyll me batuta dhe të qeshura.